Ora policore/ Mesha e Krishtlindjeve do të mbahet nesër në orën 18:00

schedule13:54 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 13:54 - 23 Dhjetor, 2020

Mesha e Krishtlindjeve në Katedralen e Shën Palit do të mbahet në orën 18:00 si pasojë e masave të reja kufizuese të vendosura nga Komiteti Teknik për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Mesha ishte parashikuar të mbahej në mesnatë sipas traditës por duke qenë se lëvizja e qytetarëve në këtë orë është e ndaluar, Kisha ka vendosur zhvillojë atë 6 orë përpara. Kjo pasi nga dita e nesërme e deri në 4 Janar ora policore do të afrohet në orën 20:30.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve solli edhe reagimin e Imzot George Frendos i cili me një letër drejtuar kryetares së këtij komiteti Mira Rakacolli deklaroi se ku vendim diskriminon katolikët.

Por nuk qe i këtij mendimi, Rakacolli, e cila në studion e ABC deklaroi se kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e qytetarëve pasi në periudhë festash janë më të prirur të grumbullohen pa distancë.

Frendo tha sot se nuk mori asnjë përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë. “Mesha e Krishtlindjeve do të bëhet në 18:00 ose në orën 18:30. Kam lexuar por përgjigje nga ana e ministrisë nuk kam marrë. Nuk kam pasur asnjë lidhje as para dhe as pas”, u shpreh Frendo.

Një urim ai e pati edhe për shqiptarët për festat e fundvitit duke i dërguar një mesazh politikanëve. “Uroj që 2021 të jetë më i mirë për shqiptarët Uroj që zgjedhjet të kalojnë në paq dhe shpresoj se këto muaj para zgjedhjeve që politikanët tanë të respektojnë më shumë popullin tonë dhe të krijojnë një Shqipëri më paqësore”, tha Frendo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!