“Ora e së Keqes”, Enkel Demi intervistë për median italiane

schedule20:31 - 9 Gusht, 2021

schedule 20:31 - 9 Gusht, 2021

Gazetari Enkel Demi këtë të hënë ka dhënë një intervistë për programit Rai Radio 3 ‘Fahrenheit’.

Në këtë intervistë ai ka folur për librin e tij ′′ Ora e së keqes “, ku ka dhënë detaje në lidhje me përmbajtjen dhe përzgjedhjen e personazheve që vetë autori ka përfshirë në tekst.

Demi në këtë intervistë ka dhënë detaje për subjektin e librit dhe ku është frymëzuar ai për të bërë një libër të tillë.

Romani ′′ Ora e së keqes”, është një roman që përshkruan atmosferën magjike personazhet e të cilit duhet të përballen me demonët e tyre.

Ai është një epikë heroike që ndërthur tonet e errëta dhe nuancat delikate lirike, duke i kthyer lexuesit një afresk të shpirtit njerëzor në palosjet e tij më të pakuptueshme dhe të fshehura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!