‘Ora e Kijametit’ po vjen: Kërcënimi për një luftë bërthamore është më i madh që nga viti 1945

schedule09:59 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 09:59 - 28 Dhjetor, 2022

Për mijëra vite, ka pasur shumë paralajmërime për apokalipsin. Me frikën në rritje për nisjen e një lufte bërthamore dhe ndryshimeve klimatike, a duhet të mendojmë më të keqen?

Në fillim të 2022, pak prisnin që Presidenti i SHBA-së Joe Biden të fliste për rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore pas kërcënimeve të Rusisë, shkruajnë mediat e huaja.

“Unë nuk mendoj se ju mund të përdorni lehtësisht një armë bërthamore taktike pa shkaktuar “Armageddon”, tha ai tetorin e kaluar.

Dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar se planeti është drejt një kaosi të ndryshimeve klimatike. Ndryshimet klimatike vitin e kaluar shkaktuan përmbytje të rënda në Pakistan, Kina regjistroi valë të shumta të të nxehtit për 70 ditë  dhe të korrat nuk dhanë fryte në Bririn e Afrikës.

Fondacioni Global Challenges, një grup suedez që vlerëson rreziqet katastrofike, paralajmëroi se kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore është më i madhi që nga viti 1945 kur SHBA-të bombarduan Hiroshimën dhe Nagasakin.

Sipas raportit, përdorimi në një shkallë të tillë i armëve bërthamore, përveçse do të shkaktonte shumë viktima do të shkaktonte re pluhuri që do të mbulonin diellin, do të reduktonin aftësinë për të prodhuar ushqim dhe do të shkaktonin “një periudhë kaosi dhe dhunë në të cilën shumica e popullsisë së mbijetuar të botës do të vdiste nga uria”.

Dhe ndërsa një sulm bërthamor rus ka të ngjarë të përfshijë armë të vogla bërthamore “taktike”, ekspertët kanë frikë nga një përshkallëzim i shpejtë nëse SHBA do të kundërpërgjigjet.

“Atëherë ne jemi në një lojë krejtësisht të ndryshme,” tha Kennette Benedict, këshilltare e lartë, e cila në janar do të zbulojë vlerësimin e tij të fundit rreth “orës së kijametit”.

Ndërsa vëmendja kthehet te lufta në Ukrainë, agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se Koreja e Veriut është gati për një test të shtatë bërthamor, Biden ka shpallur jo-efekt një marrëveshje mbi projektin e diskutueshëm të Iranit për armë bërthamore dhe tensionet midis Indisë dhe Pakistanit po “vlojnë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!