Opsioni më i ri i Google që zbulon këngën që ju ka mbetur në mendje

schedule13:30 - 17 Tetor, 2020

schedule 13:30 - 17 Tetor, 2020

Nëse ndonjëherë ju ka mbetur në mendje një këngë dhe nuk e mbani mend tekstin për ta kërkuar, Google ka një zgjidhje. Gjigandi i teknologjisë zbuloi opsionin e ti të kërkimit, që i lejon përdoruesit të kërkojnë këngë përmes një melodie apo fragmenti që ka mbetur në mendje, si një përpjekje për të identifikuar muzikën.

Opsioni i ri tashmë është pjesë e aplikacionit Google dhe Google Asistent, dhe për ta përdorur duhet të shtypni ikonën e mikrofonit dhe të thoni “What’s this song?”, ose klikoni në butonin “Search a song”. Duhet të bëni melodinë e këngës për 10-15 sekonda. Tipari do të jetë në dispozicion së pari në iOS dhe në mbi 20 gjuhë në platformën Android.

Softueri do të analizojë audion, duke treguar më pas disa opsione këngësh, së bashku me vlerësimin e motorit të kërkimit se sa e mundshme është që secila prej tyre të jetë ajo që kërkoni. “Modelet tona janë trajnuar për të identifikuar këngët, bazuar në një larmi burimesh, duke përfshirë njerëz që këndojnë, fishkëllima ose gumëzhitje, si dhe regjistrime në studio. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!