Opsioni më i fundit i Instagramit e ka një zgjidhje

schedule21:11 - 19 Janar, 2018

schedule 21:11 - 19 Janar, 2018

Instagrami kohët e fundit ka lëshuar një opsion të ri të quajtur “Last Active”, i cili tregon se kur miqtë tuaj kanë qenë të loguar për herë të fundit në aplikacion.

Sipas The Mirror, opsioni shfaqet në kutinë e mesazheve të Instagramit, poshtë emrit të mikut tuaj me të cilin ti bisedon ose etiketon.

Gjithashtu prej këtij opsioni mund të shikoni se kur miqtë kanë qenë aktiv për herë të fundit ose kur po ju shkruajnë.

Mirëpo, jo të gjithë njerëzit e pëlqejnë që të tjerët ta dinë se ti je duke përdorur aplikacionin.

Fatmirësisht, për këta persona ka një mënyrë se si ta fikësh “Last Active”.

Fillimisht duhet të klikojmë te opsioni i “Cilësimeve” (Settings).

Nëse shkoni më poshtë, do të gjeni një opsion tjetër të quajtur “Tregoni Statusin Aktiv” (Show Activity Status).

Ç’aktivizojeni këtë opsion dhe më pas mund ta përdorësh Instagramin e të tjerët nuk do ta dinë se ti je aty./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!