Opsion cilësor dhe me kosto të ulët, Barcelona piketon “fantazistin” e United

schedule17:56 - 12 Mars, 2024

schedule 17:56 - 12 Mars, 2024

Pasi u lirua nga akuzat për tentativë përdhunimi, “fantazisti” anglez i sulmit, Mason Greenëood është rikthyer në fushën e blertë, teksa këtë sezon është i huazuar te spanjollët e Getafe, ku po kalon një formë mjaftë të mirë, formë që e ka kthyer 22-vjeçarin në të preferuarin e shumë klube, veçanërisht në Spanjë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, pas ish-“yllit” të Manchester United janë vënë pas “Katalanasit” e Barcelona, me këta të fundit, që e konsiderojnë Greenëood, si një opsion tejet cilësor, me kosto të ulët, për të forcuar repartin e sulmit dhe më tej raportohet se negociatat kanë nisur.

Anglezi ka tërhequr interesin e Barcelonës, e cila mban gjithmonë nën kontroll kostot dhe e di se blerja e tij nuk do të kërkonte një investim shumë të shtrenjtë, me  drejtuesit synojnë të përmirësojnë anën e majtë të sulmit, një rol në të cilin mund të luajë Greenëood, megjithëse ai ndihet më rehat në anën e djathtë apo edhe si qendërsulmues klasik.

Sa i përket përfitimeve ekonomike të “Djajve”, kontrata e lojtarit me Manchester United skadon në vitin 2025 dhe për këtë arsye drejtuesit e “gjigantëve” anglezë do ta lënë atë të largohet në verë, duke shmangur kështu humbjen e lojtarit me parametra zero, lojtar i cili siç thamë ka shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 8 gola e asistuar 5 të tjerë, në 26 paraqitjet e zhvilluara. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!