Opozita e bashkuar përmes krerëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe atij të Lëvizjes Socialsite për Integrim i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit anulimin e votimit të projektligjit për teatrin.
Arsye e kërkesës që mban firmën e zotit Edmond Spaho dhe Petrit Vasili është falsifikimi i procesit të projektligjit, i cili sipas opozitës vërtetohet përmes zbardhjes së listës së deputetëve që kanë votuar projektligjin në fjalë.
Mes votuesve rezulton edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për integrim, Vangjel Tavo, i cili nuk ka qënë pjesmarrës në process. Ky falsifikim, thekson opozita, e bën të gjithë procesin e votimit të pavlefshëm pasi është kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe rregulloren e Kuvendit.
Bazuar në nenin 63 të rregullores, opozita kërkon deklarimin si të pavlefshëm të votimit të ligjit në seancën plenare të 5 Korrikut./abcnews.al