“Opozita të mbajë raporte të mira me SHBA”, Shehi: S’kam entuziazëm për Trump, PD duhet të ndjekë një rrugë serioze

schedule13:36 - 7 Nëntor, 2024

schedule 13:36 - 7 Nëntor, 2024

Kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.

Trump siguroi 277 vota elektorale nga 270 sa janë të nevojshme për të siguruar presidencën.

Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, i cili është shprehur jo entuziast për fitoren e Trump. Ai ka theksuar se raportet e Shqipërisë me Amerikën do të vijojnë të jenë të njëjta.

Sipas Shehit, opozita duhet të mbajë raporte të mirë me SHBA dhe duhet të ndjekë një rrugë serioze.

“Unë këtë punë do ia lija kohës dhe nuk kam asnjë lloj entuziazmi. Ai është një vend i madh, që shikon hallet e veta dhe unë nuk mendoj që ai zotëria që ka hyrë atje në shtëpi merret me muhabetet e Shqipërisë. Unë i uroj punë të mbarë atij zotërisë sepse ka fituar si burrat me 5 milionë vota. E kuptoj që është zgjidhja më mirë për amerikanët sepse e kanë zgjedhur vetë ata. Unë shpresoj që Amerika të zgjedhë problemet e veta.

Besoj që raportet me Shqipërinë do të jenë ato që kanë qenë. Unë gjykoj që e mira e opozitës shqiptare është që të mbaj raporte të mira me SHBA, pastaj se kush qeverisë te SHBA është punë për amerikanët dhe jo për ne. Një opozitë serioze ndjek rrugën e saj dhe propozim për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!