“Opozita s’ka hall opozitarizmin”/ Mërtiri: Po prodhon përpjekje të dëshpëruara për destabilitet

schedule18:32 - 12 Nëntor, 2024

schedule 18:32 - 12 Nëntor, 2024

Analisti Ergys Mërtiri thotë se e gjithë opozita në vend nuk po bën opozitarizmin

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Mërtiri u shpreh opozita kërkon të mbrojë Sali Berishën dhe po prodhon përpjekje të dëshpëruara për destabilitet.

“Unë nuk besoj se PD bën gabime, është e qartë në atë që bën, nuk po bën rolin e një opozite, por barrierën njerëzore për të mbrojtur një person nga burgu. Personi i izoluar, mbron veten e tij. Hallin e kërcënimit që ka nga institucioni i drejtësisë. Opozita ka për detyrë të denoncojë qeverinë, atë që bën keq. Të rrisë besueshmërinë e vet dhe ta vërë qeverinë në presion. Nuk shoh që kjo opozitë po e bën këtë. Kjo opozitë nuk ka hall opozitarizmin. Mosbindja civile është autodestruktivitet i opozitës, duke bërë veprime të tilla, nuk i shkakton dëme qeverisë, por ndaj vetes. Duke shkatërruar besueshmërinë e vet publike, po dëmton opozitarizmin në vend. Kjo është shumë më e dobët se opozita që sjell fakte. Kur nuk sjell fakte, refuzon të bëjë debat, por prodhon përpjekje të dështuara për të prodhuar destabilitet, shfaqet e dobët në sytë e publikut. Nuk mund të destabilizojë dot asgjë, shqiptarët nuk i shkojnë nga mbrapa”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!