Opozita siriane shpërfill Rusinë

schedule22:44 - 30 Janar, 2018

schedule 22:44 - 30 Janar, 2018

Eksponentët kryesorë të opozitës siriane kanë shpërfillur një samit të organizuar nga Rusia, që synonte të bashkonte fraksionet e ndryshme, me qëllim që t’i jepej fund luftës. Ata që kanë qenë të pranishëm kanë vënë në siklet me pyetjet e tyre ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Një konferencë për paqen e organizuar nga Rusia, që kishte si qëllim bashkimin në tryezë të fraksioneve rivale në Siri ka rezultuar e kotë. Shumica e figurave kyçe të opozitës siriane shpërfillën bisedimet dhe ata që u paraqitën u larguan para kohe.

Përfaqësuesit e grupimeve të ndryshme, të mbledhur në resortin e qytetit të Soçit, bënë pyetje që i shkaktuan bezdi ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Organizatorët e samitit shpresonin se dialogu do të bashkonte palët për hartimin e një kushtetute të re për Sirinë dhe për dhënien fund sanksioneve që i janë vendosur shtetit. Rusia është aleati më i fuqishëm i presidentit sirian, Bashar al Assad.

Bashkë me Turqinë dhe Iranin qeveria siriane po ndjek procesin e saj të paqes, ndërkohë që OKB mbështet një plan tjetër. Shefi i diplomacisë ruse u përball me një seri pyetjesh në lidhje me rolin e saj si paqeruajtëse në Siri, ndërkohë që vendet perëndimore, përfshirë Amerikën, Francën dhe Britaninë e bojkotuan takimin e ndërmjetësuar nga Moska, duke shprehur mbështetjen për planin e Kombeve të Bashkuara.

Naser al Hariri, përfaqësuesi politik i një grupi luftarak të opozitës siriane, paralajmëroi që të dielën bojkotin e konferencës, duke shprehur mbështetjen për planin e Perëndimit. Ndërsa figura të tjera të opozitës mbajtën një protestë në aeroportin e Soçit, pasi në momentin e mbërritjes panë foto të flamurit sirian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!