Pas rreth gjashtë muajsh bojkot këtë javë opozita do të marrë pjesë në dy seancat paralamentare. Kryetari i grupit parlametar të Partisë Demokratike Edmond Sapaho u shpreh se rikthehen në Kuvend për kërkesat e studentëve dhe vetingun e politikanëve. Ndërkohë kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla apeloi për të votuar reformën zgjedhore.
Të enjten dhe të premten këto karrige nuk do të jenë bosh. Në kufi të afatit kohor të djegies së mandateve deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të rikthehen në parlament.
Arsyen e thyerjes së bojkotit e tregoi kryetari i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho, pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit.
“Ne jemi kthyer në Kuvend, për dy çështje shumë të rëndësishme, së pari ëhstë protesta e studentëve, ne do të paraqesim zërin e studentëve e qyterarëve të Shqipërisë që ato të plotësohen, së dyti për një cëhstje të rëndësishme si vetingu i politikanëve. Në shtator kemi paraqitur propozimin tonë për ndryshimet kushtetuese, dhe kemi deklaruar që marrëdhënia jonë me Kuvendin është e kushtëzuar në funskion të amendamenteve kushtetuese që kemi propozuar”.
Bashkë me përshëndetjen për rikthimin në seancat plenare kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bëri thirrje për votimin e reformës zgjedhore, por kjo duket se nuk është një pikë në axhenden e opozitareve.
Balla: “Unë e uroj opozitën për rikthimin në punimet normale të Kuvendit, ndërkohë që është shumë e rëndësishme që opozita të votojë reformën zgjedhore. Besoj se do kemi dakordësi deri të enjten, po të kemi parasysh që afrohet afati 6 mujor”.
Spaho: “Opozita nuk është kthyer në Kuvend për të zhvilluar Kuvendi punime normale, se nuk kemi të bëjmë me kushte normale, përsa kohë që është Edi Rama në krye të qeverisë nuk ka marrëdhënie normale, as me qeverinë e as me Kuvendin”.
Të enjten parlamenti do të vendosë rreth dekretit të Presidentit të Republikës për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa të premten pjesë e seancës plenare do të jetë vetingu i politikanëve. /abcnews.al