Opozita parrulla dhe thirrje në Kuvend: Liro kuksianët!

schedule10:46 - 12 Prill, 2018

schedule 10:46 - 12 Prill, 2018

Është ndërprerë seanca e kuvendit, pas bllokimit të foltores nga opozita, e cila përmes kryetarit demokrat Basha kërkoi përjashtimin nga seanca të kryeminisitrit Rama për gjuhën fyese që përdori ndaj kuksianëve. Me parrulla dhe thirrje opozita kërkoi lirimin e 11 kuksianëve të burgosur për protestën kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Fjalën e tij në foltoren e parlamentit Kryetari i PD-së Lulzim Basha e mbajti për 11 të arrestuarit e protestës së Rrugës së Kombit. Duke e konsideruar turpin e këtij parlamenti mbajtjen në qeli të kuksianëve, Basha akuzoi kryeministri Rama dhe kryeprokuroren Marku që mbajnë në burg kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që lejon të arratiset  Arben Çekaj, i kapur me 613 kg kokainë kolumbiane.

“Sot është dita e 13 që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale e autokratit Rama. 11 njerëz të varfër të dhunuar e rrëmbyer nga shtëpitë e tyre nga Rama-Marku janë në burg. Ky kryeministër që vrasësit  e përdhunuesit i bëri deputetë, kryebashkiakë e politkikanë të lartë i do në pranga 11 kuksianët dhe gjithë shqiptarët e ndershëm.

Ky parlament që mbron sajmir Tahirin, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm. Ky kryeministër e ajo prokurore që lanë të arratisej Arben Çejku me 613 kg kokainë i duan të shtypur kuksianët dhe gjithë qytetarët që ngrenë zërin.

Ky kryeministër dhe ky ministër i brendshëm, vëllezërit e të cilëve janë trafikantë droge i duan në burg baballarët dhe vëllezërit në familjet e thjeshta kuksiane.  11 kuksianët e burgosur janë turpi i këtij parlamenti, që ka treguar s enuk ka problem vrasësit, përdhunuesit, kriminelët, por  nuk mund të tolerojë ata që ngrenë zërin.
Nga ky parlament dua t’i drejtohem të gjithë shqiptarëve e qytetarëve:

Mos i harroini kukisanët , ata janë ende në burg, liria e dinjiteti i tyre janë ende të dhunuara, harresa dhe indiferenca e njerëzve janë ato që u mundësojnë autokratëve të plaçkisin popullin e tyre. Mirënjohje të gjithë atyre që sot kanë ngritur zërin e tyre kundër kësaj bande kriminale ne pushtet në mbrojtje të drejtave e dinjitetit njerëzor të kuksianëve dhe shqiptarëve të ndershëm.

Ata treguan se në këtë vend ka ende shpresë e kurajo, por ata i qëndruan besnik një të vërtetë të madhe; padrejtësia diku është një kërcënim për drejtësinë kudo.

Ne nuk duhet të tolerojmë asnjë padrejtësi. Nga kjo sallë dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të mos presë, por të reagojë secili kundër padrejtësisë kudo që e sheh”.

Basha tha se nuk ka procedim normal të seancës pa u larguar Rama që sipas tij fyeu popullin e tij.

“Duke nisur këtu nga kjo sallë që nuk do vazhdojë më asnjë sekondë ky parlament pa nxjerrë nga salla njeriun që përdori fjalorin më të ndyrë ndaj populli të tij. Ndale seancën menjeherë përjashtoje që të vazhdojë seanca normalisht. Ai do të largohet dhe do mbajë përgjegjësi para ligjit për fyerjet e grabitjet”.

Ruçi:  “Shërbimet e kuvendit të largohen nga podiumi. Zoti basha nuk mund të ndërrmerni veprime për të pezulluar seancën është në kundërshtim me rregulloren, uluni të lejoni kolegët e tjerë që kanë regjistruar emrat për debatin”.

Ruçi:  Ndërpritet seanca dhe kërkoj që të reflektoni për të liruar podin për të vazhduar në normalitet seanca./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!