Avokati Romeo Kara komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe qëndrimet e tij negative lidhur me ecurinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit europian.
Në “Ora e Fundit”, në ABC News ai tha se zhvillimi i reformave dhe instalimi i ndëshkueshmërisë është shumë i rëndësishëm për vendin. Po ashtu shtoi se nëse nuk dënohet ish-kryeministri Berisha, sipas tij nuk do të ketë standarde në vend.
“Nëse Berisha hedh baltë mbi vendin duhet të kthej gishtin nga vetja sepse është një nga faktorët kryesor të problematikave. Nëse është standardi që të korruptuarit të mos ndiqen nga drejtësia, të mos instalojmë ndëshkueshmërinë dhe shtetin ligjor, atëherë unë besoj se ka me çfarë të mburret. Nuk është çudi që ky person që godet për standarde kundërshtarin e tij politik nëse edhe të kërkojë të bashkëpunojë. Opozita nëpër dyert e Europës ka nxirë edhe ato arritje që mund të jenë bërë në vend. Por tani një nga standardet kryesore që kërkohet nga Europa është instalimi i drejtësisë dhe vazhdimi i reformave dhe mund të them që Shqipëria nuk do ketë standard që ai të dënohet. Berisha e ka përdorur Shqipërinë. Shqiptarët duhet të zgjohet dhe dënimi i tij është një standard që duhet bërë në Shqipëri”, tha avokati.
/abcnews.al/