Opozita në Kosovë kërkon rikthimin në pikën zero të dialogut me Serbinë

schedule17:30 - 5 Prill, 2019

schedule 17:30 - 5 Prill, 2019

Partitë opozitare në Kosovë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje kërkojnë që dialogu me Serbinë të kthehet në pikën zero. Ato kanë kritikuar edhe ligjin për dialogun me Serbinë.

Dy partitë opozitare në Kosovë LDK-ja dhe Vetëvendosje konsiderojnë se dialogu me Serbinë është antikushtetues .

Sipas tyre dialogu duhet të udhëhiqet nga institucione legjitime .

Në tryezën që u organizuar për kushtetutshmërinë dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e Dialogut me Serbinë u kritikua edhe ligji për dialogun .

Dastrid Pallaska analist: “Ky ligj është kundër kushtetues dhe i panevojshëm. Ekipi i unitetit nuk është institucion dhe kurrë s’ka qenë. Nuk pajtohem me z. Konjufca që zgjedhjet janë zgjidhje. Shumica e 2/3 nuk ndikohet absolutisht nga zgjedhjet. Ekipi i unitetit duhet të jetë ekipi i vetëm që t’i bashkojë në një tryezë private të gjitha partitë”.

Dialogu Prishtinë Beograd aktualisht është stopuar nga Beogradi për shkak të vënies së taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve Serbe./abcnews.al