Opozita në Greqi vijon të kundërshtojë më këmbëngulje marrëveshjen e arritur mes Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit. Kreu i Demokracisë së re, Misotakis, në një intervistë për Deutsche Velle u shpreh se marrëveshja ishte e papranueshme dhe nuk do e kishte asnjëherë mbështetjen e partisë së tij.
Kreu i opozitës greke dhe kryetari i Domokracisë së Re, Misotakis, kritikoi qeverinë e kryeministrit Aleksis Tsiprasit për njohjen e kombit maqedonas. Ai tha se për të dhe partinë e tij, njohja e kombit maqedonas dhe gjuhës maqedonase me Marrëveshjen e Prespës mbetet e papranueshme.
Në një intervistë për Deutsche Vele, Misotakis paralajmëroi se nëse qeveria aktuale greke nuk arrijë të ratifikojë marrëveshjen në përbërjen e tanishme parlamentare në Athinë, kjo nuk do të ndodhë me një përbërje të re të mundshme pas zgjedhjeve. Sipas Misotakis problemi kryesor me këtë marrëveshje është lidhja e të gjithë elementëve të saj, që forcon të ashtuquajturin irredentizëm “maqedonas”. Dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me çështjen e emrit.
Duke theksuar për të disatën herë se partia e tij nuk do të mbështesë Marrëveshjen e Prespës të arritur mes Athinës dhe Shkupit, Misotakis tha se njohja e një kombi maqedonas, siç parashikohet me këtë marrëveshje, është shumë problematike për popullin grek./abcnews.al

