Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Opozita ndryshe/ Alibeaj: Platforma bashkë me LZHK, ka në bazë mbajtjen e raporteve të mira me aleatët

schedule18:35 - 31 Janar, 2025

schedule 18:35 - 31 Janar, 2025

Një opozitë alternative me disidentë të Partisë Demokratike. Kështu e quan Dashamir Shehi koalicionin që po përpiqet të formojë përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025.

I ftuar në “Tirana Live”, Enkelejd Alibeaj nismëtar “Djathtas 1912”, foli për këtë platformë duke thënë se është një platformë e hapur dhe publike. Ndërsa shtoi se me rëndësi është fakti se mbështet SPAK, ka në fokus raportet e mira me aleatët si edhe listat e hapura.

“Platforma bashkë me LZHK është e hapur publike. Përmban. Rreth kësaj platforme që të mund të konvertohen në koalicion nesër, është mbështetja ndaj SPAK. Kjo është një vijë ndarëse e madhe. Janë 75 % e shqiptarëve që mbështesin SPAK. Është një masë e madhe që përcakton edhe linjën se ku duhet të shkojë një subjekt politik që është i pakontaminuar nga korrupsioni. Tjetra është marrëdhënia me SHBA dhe tjetra është të pranojë që të mos garojë me rregullat që përcakton binomi Rama-Berisha, me lista të mbyllura, por me lista të hapura. Dhe të rikthejmë deputetë që do të rizgjidhen dhe do japin llogari përpara publikut. Pra i afti të ecë përpara dhe të japë llogari. Një tjetër hap duket se ka filluar një element përbashkimi. Për çdokënd tjetër, edhe për zotin Basha, kërkesa ime personale tashme ishte fare e qartë, pas historisë së humbjes së vulës, vendosa që nga ky moment të bëjmë një ndarje të qartë me PD e cila është kthyer në një pronë private të Berishës. Berishizmi është mënyra e vetme se si mund të organizohet ky grupim. Në politikë nuk vrapohet pas vulave apo siglave. Besoj që mbështetja e drejtësisë, raporte të shëndosha me perëndimin dhe dhënia e shembullit të një demokracie, janë shembuj që duhet të japim dhe të bëjmë akte konkrete. Kjo është një platformë që do të bashkojë, jo vetëm subjekte por edhe njerëz publik , pasi ka nevojë për të dhënë kontribut për vendin dhe për ta nxjerrë nga ngërçi ku e kanë futur të vjetrit”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!