“Opozita kuptoi se komisionet ngrihen brenda kornizës kushtetuese”/ Gogu: Amnistia penale mund të kalojë në seancën e ardhshme

schedule17:51 - 21 Mars, 2024

schedule 17:51 - 21 Mars, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu thotë se amnistia penale mund të kalojë në parlament në seancën e ardhshme.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gogu u shpreh se opozita kuptoi se komisionet hetimore ngrihen brenda kornizës kushtetuese të vendit.

“Opozita më në fund kuptoi se komisionet hetimore ngrihen brenda kornizës kushtetuese të vendit. Gjykata Kushtetuese e ka thënë fare qartë, ajo e drejtë e patjetërsueshme e opozitës për të hetuar, patjetër që nuk është e pakontrolluar nga kushtetuta. Ti nuk mund ta kthesh parlamentin në një super organ, nuk mund të dublosh organet e tjera të pavarura, çështja që çështja ti kërkon të hetosh duhet të jetë specifike, për një gjë konkrete. Duhet të njihem me materialet. Ende nuk e kam parë meterialin. E kam fjalën për komisionin e hetimit për veprimtarinë e menaxhimit të kufijve, sistemin TIMS.

Besoj që në seancën e ardhshme. Amnistia penale është një akt që është diskutuar gjatë, është debatuar gjatë, kolegët e opozitës kanë sjellë propozimet e tyre. Besoj se në seancën e ardhshme, do të marrë jetë. Nuk mund të them se kur, mund të ketë një seancë të posaçme. Kjo është detyrë e kryetarëve të komisioneve dhe Kryesisë së Kuvendit që e diskutojnë në Konferencën e Kryetarëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!