Anulimi i koncensioneve me Partneritet Publik Privat dhe i ligjit për arsimin e lartë shkaktuan debate në komisionin e ekonomisë dhe financave. Kryetari i këtij komisioni, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se gjithçka që miratohet me ligj është e ligjshme.
Ka nisur një përballje e re në komisionin e ekonomisë dhe finanacave.
Jorida Tabaku: Kryetar ky Akt Normativ ka ardhur me firmën tuaj kur keni qenë ministër kështu që unë do ju kërkoja që të paktën këtë seancë mos ta drejtoni ju. Zoti Angjeli mund t’ju ndihmojë në drejtimin e kësaj seance. Ka një konflikt interesi kështu që na lini dhe ne që t’i bëjmë diskutimet me qeverinë dhe ministren e re të Financave. Nuk do ketë ndonjë gjë të madhe për diskutim, por besoj që meqenëse ka ardhur me firmën tuaj do ishte normale që të mos përfshiheshit në drejtimine seancës.
Arben Ahmetaj: Besoj se nuk është konflikt inetresi të diskutosh ligjet, Aktet Normative dhe aq më tepër qoftë aty, qoftë këtu, s’ka konflikt interesi në këtë sallë.
Është ky reagimi i parë i opozitës ndaj kryetarit të ri të këtij komisioni, ish-ministrit Arben Ahmetaj. Arsyeja pse nuk e kanë bojkotuar këtë komisionin është rendi i ditës, ndryshimet e propozuara në buxhetin për arsimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas deputetëve demokratë zgjidhja është tek anulimet e koncensioneve me Partneritet Publik Privat.
Jorida Tabaku: Edhe unë doja shumë që t’i uroja ministres suksese në punën e saj. Fatkeqësisht në situatën ku ndodhemi zonja ministre nuk mund të bëjë asgjë dhe ne si opozitë presim që nëse do kishte masa për të marrë do shikojmë punën e saj nëse do fillojë me anulimin e koncesioneve, nëqoftëse mund të shikojë disa nga politikat fiskale jam e sigurt që nuk mund të bësh asgjë nga këto. Po të ishte 2013-a do kishte uruar ndryshe dhe do kishe shpresuar shumë të bëhej një ndryshim në Ministrinë e Financave, por fatkeqësisht nuk ia del dot.
Edmond Spaho: Tani mos të përpiqemi të veprojmë si struci. Ju apo i anuloni këto PPP-të e pakërkuara në Korrik? Do t’i anuloni. Pse? Sepse kanë dhënë efekt negativ se ndryshe do të vazhdonit ju siç keni bërë këto pesë vite në qeverisje.
Arben Ahmetaj: Çdo gjë që kalon me ligj është e ligjshme.
Zgjidhjen e ofron ministrja e re e Financave, Anila Denaj, me objektivat kryesorë që mundëson Akti Normativ i Buxhetit 2018 ku përfshihet edhe infrastruktura në arsim.
Anila Denaj: “Financimi i konvikteve të studentëve në Bashkinë Tiranë, në masën 300 milionë lekë (MAS); Financimi i Stadiumit të Kukësit, përmes grantit të sportit në MASR, në masën 200 milionë lekë; Financimi i investimit për Kampusin Universitar Durrës, në masën 150 milionë lekë (MAS)”.
Përballje e parë ishte edhe midis ministres dhe atij që ka zëvendësuar.
Arben Ahmetaj: Ministre si procedurë. Edhe unë kur isha aty e merrja si leje nga ish-kryetari që zv/kryeministër dhe e pyesja. I thosha “zoti kryetar mund të flas”? ai shikonte nga zonja Tabaku dhe më jepte leje.
Anila Denaj: E drejtë dhe gjithçka është mbajtur shënim.
Në fund gjithçka shkoi sipas axhendës së mazhorancës.
Jorida Tabaku: Në mendimin dhe në gjykimin tonë duhet anuluar ligji i arsimit të lartë dhe nisur një diskutim për atë ligj. Së dyti zbatimi i plotë i ligjit të arsimit të lartë duke marrë parasysh dhe kostot financiare dhe dyfishimin e buxhetit.
Arben Ahmetaj: Çfarë po bëni? Po vini po kërkoni njjë gjë që është bërë. Vini këtu dhe thoni do ulim tarifat. Ej, tarifat janë ulur. Ne po ja dërgojmë propozimet Këshillit të Ministrave do presim dhe do bëjmë një diksutim të hapur./abcnews.al