Opozita kërkon kryeministrin të jetë i pranishëm në seancë

schedule12:02 - 28 Qershor, 2018

schedule 12:02 - 28 Qershor, 2018

Kreu demokrat, Lulzim Basha, kërkoi praninë e kryeministrit Rama në seancën parlamentare, ku do të ketë debat për vendimin për negociatat. Basha e akuzoi sërish Ramën si përgjegjës për shtyrjen e hapjes së negociatave. Por kreu i grupit socialist, Taulant Balla, reagoi duke thënë se debati me kohë të përcaktuar nuk përfshin asnjë lloj detyrimi për të qenë kryeministri në sallë.

“Dje është marrë një vendim në kundërshrim me pritshmëritë e shqiptarëve dhe gjithë spektrit politik, për të shtyrë shqyrtimin e vendimmarrjes. Përgjegjësi për këtë sot duhet të jetë këtu. Afërmendsh nuk mund t’i kërkosh kryetarit të opozitës të fillojë debatin pa qenë përgjegjësi kryesor këtu”, tha Basha.

“E mirëpresim një debat me ju sot për vendimin historik për hapjen e negociatave, por ju jeni të paimagjinueshëm. Ke kërkuar debat për raportin e autopritetit për informimin e dokumenteve të ish-sigurimit për vitin 2017”, tha Balla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!