Opozita kërkon dorëheqjen e Ramës

schedule15:45 - 19 Tetor, 2019

schedule 15:45 - 19 Tetor, 2019

Opozita ka reaguar sërish sot për mos-hapjen e negociatave duke e konsideruar këtë dështim personal të Edi Ramës. Monika Kryemadhi dhe sekretari për çështjet ndërkombëtare në PD, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Opozita e bashkuar ka reaguar në mënyrë të sinkronizuar, duke thënë se mos hapja e negociatave është një përgjegjësi personale e Edi Ramës. Monika Kryemadhi nga LSI dhe Arben Kashahu nga PD, rendisin arsyet se pse sipas opozitëës, BE me refuzoi.

Të dy partitë kryesore opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. I njëjti qëndrim u mbajt mbrëmjen e së premtes edhe nga vetë Lulzim Basha./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!