Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari në një deklaratë për mediat tha se listat duhet të hapën plotësisht dhe të mos ketë asnjë kufizim.
Gjithashtu Hajdari i ka bërë thirrje opozitës joparlametare pasi sipas saj duhet të ishte e pranishme në këtë tryezë të Këshillit Politik.
Lexo edhe: Murrizi pas mbledhjes së Këshillit Politik: Mund ta mbështesim “5 qershorin” nëse na mbushni mendjen
“5 anëtarët e opozitës parlamentare treguan dakordësi për marrëveshjen e 5 qershorit, për këtë arsye opozita jashtë parlamentare duhet të ishte në këtë tryezë. Ne duam të hapim listat 100%. Duhet patjetër që opozita parlamentare të luftojë, që hapja e listave të jetë 100% dhe jo e sanksionuar. Shqiptarët sot duan që kandidatët të vijnë nëpër zona të dalin në terren me ide dhe me emra, jo të zgjidhen nga kryetarët, por nga populli”, tha Hajdari./abcnews.al/
Lexo edhe: Përfundon mbledhja, Rama: Hapja e listave nuk është variant, është angazhim