Opozita hungareze bashkohet për të mposhtur Viktor Orban

schedule12:09 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 12:09 - 21 Dhjetor, 2020

Gjashtë parti të opozitës hungareze njoftuan se do të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare, 2022 një përpjekje kjo për të mposhtur partinë Fidesz të kryeministrit, Viktor Orban.

Partitë e opozitës, do të bashkohen me një kandidat të përbashkët për postin e kryeministrit. Po ashtu ato do të garojnë në një listë të përbashkët elektorale dhe do të koordinojnë në secilën prej 106 zonave elektorale të vendit.

Eurodeputetja Klára Dobrev, anëtare e  Koalicionit Demokratik, e cila është edhe nënkryetare e Parlamentit Europian, e quajti marrëveshjen një “moment historik në politikë”.

Sondazhet e fundit kanë treguar se një opozitë e bashkuar mund të mposhtë kryeministrin e fuqishëm të vendit. Qëllimi i aleancës së opozitës është të krijojë “një Hungari të pavarur, të jetueshme dhe krenare“, thanë palët opozitare në deklaratë. g.v/abcnews.al