Opozita gjermane kërkon shfuqizimin e ligjit që dënon gjuhën e urrejtjes

schedule14:51 - 8 Janar, 2018

schedule 14:51 - 8 Janar, 2018

Partia e lirë demokratike në Gjermani, pjesë e opozitës kërkon shfuqizimin e ligjit të miratuar pak kohë më parë, i cili dënon gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale.

Opozita në Gjermani kërkoi shfuqizimin e ligjit të ri të miratuar vetëm pak kohë më parë, i cili dënon gjuhën e urrejtjes në rrjette sociale. Në deklkaratën e saj për mediat partia e lirë demokratike justifikoi kërkesën me faktin se është e gabuar që kompanitë private të marrin vendime nëse një postim është ose jo i ligjshëm

Ligji i cili hyri në fuqinë datën 1 janar të këtij viti, parashikon gjoba deri në 50 milion euro për uebsajtet të cilat nuk heqin postime të cilësuara të shkruara në gjuhën e urrejtjes, duke ngritur shqetësimin se Tuiter, Facebook dhe platforma të tjera të medias soiciale mund të bllokojnë më shumë se sa duhet

Tuiter ka qenë një nga të parat platforma në vend që ka respektuar këtë ligj duke fshrë postime anti muslimanëve nga ekstremi i djathtë: alternativa për Gjermaninë si dhe ka bllokuar llogarinë e revistës satirike “Titanik” pasi bënte parodi me këto pastime.

Opozita gjermane mendon se ligji aktual duhet zëvendësuar me një më të sakytë.

Simone Peter, liderja e të gjelbërve u shpreh për mediat se nuk ishte e drejtë që kompani amerikane si Tuiter, të influencojnë lirinë e mendimit dhe të shtypit në Gjermani.

Sipas saj këto kompani duhet të marrin masa për këtë fenomen po pa luajtur rolin e gjyqtarit.

Edhe e majta radikale nëpërmjet zëdhënëses së saj bëri të ditur se do mbështeste shfuqizimin e ligjit duke thënë se ligji aktual është një goditje për principet demokratike në një shtet kushtetues.

Edhe një nga të përditshmet gjermane më të shitura, Bild, bëri apel për shfuqizimin e ligjit i cili shtyp fjalën e lirë dhe krijon martirë të paqenë mes politikanëve anti emigrantë, postimet e të cilëve fshihen nga rrjetet sociale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!