Opozita fton qytetarët në protestë më 26 Maj

schedule15:26 - 18 Maj, 2018

schedule 15:26 - 18 Maj, 2018

Vendimin e mbledhjes me aleatët parlamentarë e njoftoi në emër të opozitës së bashkuar.

“Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra që të bashkohemi me protestën më të madhe kombëtare, për të larguar pengesën e vetme për Shqipërine europiane, qevërinë e krimit. Prandaj i bëjmë thirrje të bashkohemi të shtunën  më 26 Maj për qeverinë e lidhur me krimin”.

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një vjetorin e marrëveshjes politike mes tij dhe kryeministrit Rama që çoi në krijimin e qeverisë teknike dhe pjesëmarrjen e demokratëve në zgjedhje, deklaron se nuk mund të humbasë më kohë dhe energji me kriminelin e radhës të qeverisë Rama, duke i përmendur ata nominalisht.

“Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye”.

I thërret ne protestë edhe në emër të një drejtësie të barabartë për këdo, për të cilën katër muaj më parë shqiptarët iu përgjigjën duke mbushur bulevardin Dëshmorët e Kombit. Këtë herë për paralelizëm ka tjetër rast dhe tjetër emër nga ai i Janarit të këtij viti.

“ Ne duam një polici ku Vettingu të fillojë nga ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë, duhet të kemi ministri që i shërben njerëzve, jo polici që rrëmben kuksianët e pafahsgëm ndërkohë i nënshtrohet Habilajve dhe Xhafajt”.

Vendimi i opzoitës erdhi vetëm nëj ditë pas publikimit me zë dhe figurë të dëshmisë së të ashtuquajturit “Bashkëpuntori X” për të cilin opozita pretendon se bënte marrëveshje për trafik ndërkombëtar narkotikësh me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!