Opozita e re në Kuvend ka krijuar dy grupe parlamentare. Në fillim të seancës plenare Kryeparlamentari Ruçi bëri me dije se deputetët e rinj të Partisë Demokratike do të kenë si kryetare grupi Rudina Hajdarin.
Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit ajo falënderoi kolegët e opozitës dhe tha se janë përfaqësuesit e denjë të demokratëve në Shqipëri.
“Dua të shpreh falënderim të sinqertë për kolegët që flas sot në emër të tyre. Ne jemi këtu sepse ndajmë një vizion të përbashkët sa i përket zgjidhjes së krizës politike në vend. Unë i shikoj ata si përfaqësues të denjë të këtij grupi dhe qytetarëve demokratë në të gjithë Shqipërinë”, tha ajo.
Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur “Të Pavarur” grupin parlamentar i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj. Deri më sot opozita e re ka 27 deputetë në Kuvend, 14 nga PD dhe 13 nga LSI./abcnews.al