Opozita e përçarë para “Lokaleve”, Ndreca: Loja bëhet në kategorinë e parë, PD nuk bind dot gjysmën e vet

schedule21:33 - 7 Tetor, 2022

schedule 21:33 - 7 Tetor, 2022

Zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm kanë shtuar paqartësitë tek opozita, e cila nuk dihet ende me çfarë formule do të kandidojë.

Kjo ka qenë tema e debatit në studion e emisionit “Log.” me gazetarin endri Xhafo, ku të ftuarit shprehën opinionet e tyre.

Analisti Agim Baçi vuri në dukje se aleatët e Beeishës nuk kanë shprehur dakordësi për primaret, ndërsa Plarent ndreca theksoi se PD është e përçarë dhe nuk dihet kush e ka shumicën.

Pjesë nga debati:

Baçi: Zonja Kryemadhi me Metën kanë pasur qëndrime të ndryshme (për primaret). Kryemadhi i kundërshtoi primaret, edhe zoti Duka kështu tha.

Xhafo: Berisha sot në Gjirokastër, për të reflektuar, ka thënë testim shtesë.

Baçi: Nëse thotë Meta në skrapar e fitoj unë, Duka thotë në durrës jam unë…

Xhafo: Ka deklaruar një lloj tërhqje nga politika.

Ndreca: Ne po diskutojmë për taktikën e kategorisë së tretë, ndërkohë që loja bëhet në kategorinë e parë.

Baçi: Ia ka dhënë opozita këtë shans atyre që përfaqësojnë mazhorancën të thonë është katgort e tretë e katërt, pro nuk është ashtu.

Ndreca: Kuptohet sa qesharak është ky diskutimi, ata do bëjnë primare me simpatizantë, kur kanë gjysmën e vet që nuk e bindin doy. E kuptoni ca niveli politik është opozita sot? Ata nuk bindin dot gjysmën e vet.

Xhafo: Ji i kujdesshëm kur thua janë gjysma, se gjysmat janë një e plotë.

Ndreca: Juridikisht nuk ka një vendim të formës së prerë se kush e ka shumicën.

Xhafo: Berisha nuk ka shumicën e grupit, por Alibeeaj nuk ka bazën. Ky është fakt.

Ndreca: Kjo nuk është provë.

Xhafo: Pse 6 marsi nuk është provë kush e ka bazën?

Ndreca: Këta politikisht nuk arrijnë dot të ulen në tavolinë dhe të bien dakord ça duan të bëjnë me PD-në. Kemi non-grata një person që pretendon të bëhet kryeministër i këtij vendi.

Xhafo: Pse ia qan hallin opozitës.

Ndreca: Sepse është aktor në lojë.

Xhafo: Mazhoranca duan që Berisha të mos jetë aktor në lojë nëpërmjet SPAK-ut dhe DASH-t. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!