Opozita e pashitur: Do ta “thyej” në mes Ramën, votat do na i vjedhin…

schedule18:20 - 24 Shkurt, 2021

schedule 18:20 - 24 Shkurt, 2021

Jo të gjithë opozitarët e Kuvendit do të strehohen në listat socialiste. Disa prej tyre thonë se do të jenë kundërshtarë të kryeministrit, por janë të vetëdijshëm se pa u bashkuar në një listë të vetme, nuk kanë mundësi të fitojnë.

Do të them në opozitë shumë të fortë me Edi Ramën dhe do ta “thyej në mes” në Kamëz” tha Korab Lita. “Javës tjetër vendos”. Me cilën parti? “Me atë që do të fitojë” tha Lefter Maliqi.

Nimet Musai është në pritje. “Jemi në biseda me miqtë dhe shokët. Nuk është vetëm PS, nuk e përjashtoj as atë dhe as të rejat që kanë krijuar” tha Nimet Musai.

Preferoj që të jem me partitë opozitare që janë në parlament aktualisht, Ballin Kombëtar, me Kujtim Gjuzin” u shpreh Jenisheri.

Por cfarë do të bëjë Ralf Gjoni? “Pavarësisht se mund të jemi pasur të gjithë oferta, qoftë publike apo jo publike, unë nuk mundem të kandidoj me PS-në, pasi mbetem opozitar i kësaj partie në pushtet.

Nuk është e mundur për asnjë parti që pretendon të jetë në opozitë me Ramën, sot të dalë e vetme në zgjedhje.

Nuk e kanë garën e lirë dhe nuk e kanë të garantuar numërimin e votës. Vetëm nëse bashkohet një pol, atëherë mund të ngjallim një shpresë. Cdo tentativë individuale i shërben vetëm Edi Ramës” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!