Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. Sipas tij kryeministri me anë të paketës “Anti KÇK” synon të shantazhojë kë të dojë.
“Pas 7 vitesh batërdi të fitores së krimit kujtohet sot dhe flet për KÇK sipas Edi Ramës. KÇK e Edi Ramës do luftojë krimin e Ramës. Sot duhet të ndajmë njëherë e përgjithmonë kush është me reformën në drejtësi dhe drejtësinë e Ramës dhe Lleshajt. Edi Rama shantazhin e kthen në ligj, një paketë që shantazhon kë të dojë. Vendos radhën e krimineleve në dispozicionin e tij për të mbledhur vota. Edi Rama e mbushi parlamentin me kriminelë”, tha Vasili.
Ndërsa gjatë fjalës së tij Vasili nuk i ndali akuzat ndaj kryeministrit duke e cilësuar si njeriun i cili është i lidhur me krimin.
“Çështjen e parave të pista e ktheu sërish Edi Rama, është njeriu që mbolli krimin, jeton me krimin ndan paratë me krimin. Rrëmbejnë drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Opozita e ka bërë zgjedhjen nuk është me refomën e drejtësisë së kapur me shantazh”, tha më tej Vasili./abcnews.al