Opozita në Greqi dorëzon sot mocionin e mosbesimit. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar me kritika të ashpra nga opozitën për qëndrimin e kësaj të fundit, ndaj tragjedisë Tempi. Situatë e cila solli edhe zemërimin masiv të qytetarëve, duke organizuar protesta dhe kërkuar drejtësi.
Në deklaratën e tij në Parlament, kryeministri grek tha se qeveria nuk do të dorëzohet, pavarësisht sulmeve të cilat ai i konsideron si të padrejta.
“Duan ta kthejnë Tempin në një pikë përçarjeje dhe një slogan politik të lirë”, tha kryeministri.
Po ashtu ai bëri të ditur se qeveria do të punojë për ristrukturimin e transportit në Greqi me dy synime: deri në vitin 2027, rinovimin e mjeteve lëvizëse dhe caktimin e mirëmbajtjes dhe mbështetjes së infrastrukturës një organizmi të madh evropian.
/abcnews.al/