Dy protesta të ndryshme në të njëjtën orë në Venezuelë, njëra në mbështetje të presidentit Maduro, dhe tjetra për të kërkuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme dhe presidenciale
Në ditën në të cilën qeveria e presidentit Nikolas Maduro festoon 20 vjetorin e revolucionit bolivian të hugo Chavez, në Venezuelë proteston dhe opozita. Mbështetësit e presidentit të vetëshpallur Huan Guaido kërkojnë zgjedhje të menjëhershme politike dhe presidenciale. Në karakas mbahen në të njëjtën orë dy manifestime të ndryshme për objektiva të kundërta
Guaido ka kërkuar që në shesh të mblidhet e gjithë Venezuela, por venezuelianët duhet të protestojnë kudo që janë. Kjo për të mbështetur ultimatumin e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që skadon të dielën. Kërkesa e bërë nga vendet anëtare të Bashkimit europian, por jo nga Italia e cila kërkon zgjedhje të reja por nuk do të njohë një person që nuk është votuar, është ajo e zgjehdjeve të reja dhe largimit të Maduros. Ky I fundit u shpreh se ëshët I gatshëm për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, por jo presidenciale./abcnews.al