Pas bojkotit të opozitës dështon mbledhja te “Ligjet”, Hajdari: Maxhoranca nuk ka vullnet

schedule12:13 - 30 Shtator, 2020

schedule 12:13 - 30 Shtator, 2020

Opozita parlamentare ka vendosur të bojkotojë mbledhjen e thirrur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve lidhur me Reformën Zgjedhore. Deputetja Rudina Hajdari ka sqaruar se ky vendim ka ardhur për shkak se nuk kanë parë vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar hapjen 100% të listave. Hajdari shprehet se nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, opozitanuk do të pranojë të bëhet pjesë e kësaj loje.

Vendosëm ta bojkotojme seancën e sotme sepse nuk shohim vullnet pozitiv nga maxhoranca për të realizuar atë reforme madhore për të cilën gëzojmë sot mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, pra hapjen reale dhe 100% të listave. Nëse maxhoranca do të vazhdojë në këtë rrugë, duke ardhur me drafte te cilat nuk synojne hapjen e listave por mashtrimin e shqiptareve, ne nuk do te behemi pjese e kesaj loje te shemtuar, le ta bejne vete.

E di qe shume qytetare ndoshta edhe jane lodhur nga ky debat, dhe ky ndoshta eshte edhe qellimi i kastes se vjeter politike, ti lodhe qytetaret tej mase e me pas te bejne ate qe kane bere gjithnje, te genjejne, por kjo qe po bejme eshte shume e rendesishme jo per sot, por per 30 vitet e ardhshme. Na duhet qe ketij vendi ti rikthejme demokracine si nje mjet per te rritur mireqenien dhe zhvilluar ekonomine. Ne nuk dorezohemi”, shprehet Hajdari.

Pas bojkotit të opozitës parlamentare, maxhoranca ka shtyrë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!