Pas miratimit në 11 prill me 73 vota të socialistëve, Komisioni për dezinformimin u konstitua të mërkurën vetëm me pjesëmarrjen e maxhorancës. Ashtu sikurse kishte paralajmëruar, opozita bojkotoi mbledhjen.
Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, tha se opozita, duke mos marrë pjesë në punimet e komisionit, po i kundërvihet një strategjie të NATO-s, për të luftuar dezinformimin. Ai thotë se kjo është një çështje kombëtare dhe jo politike, të cilën opozita duhet ta marrë seriozisht.
“Lufta kibernetike çuditërisht është nga më të rrezikshmet në kohën sot sepse operon me instrumente psikologjikë dhe me psikologjinë e turmës drejtpërdrejt duke sjellë efekte serioze në çdo ambient. Në këto kushte, direktiva e aleatëve tanë strategjikë, është futur që të gjithë vendet të fillojnë të sinkronizojnë në mënyrë të integruar lëvizjet dhe qëndrimet e tyre sa i përket kësaj tipologjie lufte. Në këtë kuadër, çdo vend ndërton strategjinë e vet që natyrisht është absolutisht dhe e kontrolluar nga mekanizmat e NATO-s. Në këtë kuadër, edhe Shqipëria si pjesëtare e NATO-s fillon të strukturojë programe që fillimisht si programe politike sepse lufta kibernetike është shumë e ndjeshme dhe sa i përket lirive dhe të drejtave të njeriut dhe integrimi i proceseve politike është i domosdoshëm nga shumë vendimmarrje që do të merren në këtë kuadër, do të cenojnë dhe liri. Gjë që do të prodhojë artifica të mëtejshme në luftën politike.
Kur këto vendimmarrje merren në mënyrë politike me synimin e madh që Shqipëria të integrohet në të njëjtën filozofi dhe skemë të mbrojtjes kibernetike në të gjithë territorin euro atlantik në këtë moment mund të themi që politika jonë ka ecur në rrugën e duhur. Dhe ky komision duhet parë në këtë prizëm. Duke i dhënë misionit këtij komisioni, ne fillojmë se kush janë personat që pengojnë këtë komision, dhe unë që në vend që të merrem me cenimin e të drejtave të njeriut nga ky komision merrem me ata persona që kanë ndërtuar strategji për të goditur këtë strategji që po imponon aleatët tanë strategjikë në Shqipëri dhe kjo është shumë shqetësuese.
Në opinionin publik, kësaj opozite, e cila me ndërgjegje të plotë po i kundërvihet direktivës së NATO-s, duhet t’i them merrni përgjegjësinë kombëtare minimalisht. Nuk është çështje politike, por çështje e sigurisë kombëtare. Lufta dezinformuese është një nga instrumentet kryesore, me të cilët po ndeshemi sot në arenën e luftës globale. Lufta e ftohtë kibernetike është integruar gati në të gjitha vendet e Evropës dhe është bërë rrezik kombëtar edhe për to. Dhe të gjithë vendet aleate tona, pjesëtarë të komitetit euro-atlantik po ndërtojnë strategji për t’u përgjigjur në mënyrë institucionale si shtete por edhe së bashku këtij sulmi që po i bëhet nga vendet tona armike.”, u shpreh Meçe./abcnews.al