Operon ligamentin dhe mbyll vitin, Edon Hasani i pafat

schedule15:16 - 5 Shtator, 2020

schedule 15:16 - 5 Shtator, 2020

Edon Hasani, i pafat. Mesfushori shkodran, i cili u transferua gjatë kësaj vere te Ankara Keciorengucu në ligën e dytë turke, ka pësuar një dëmtim që e lë atë jashtë fushave të blerta për pjesën më të madhe të sezonit të ri futbollistik.

Hasani ka këputur ligamentin dhe është operuar, çka do e detyrojë atë të mbetet rreth shtatë muaj jashtë fushave të blerta. Në periudhën mars-prill të vitit 2021 ai mund të bëhet për lojë, në rast se nuk do të ketë probleme të tjera.

Aktualisht Hasani ndodhet në Shqipëri dhe ka nisur me terapinë, në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!