Operohet titullari i Egnatias, mbyll sezonin para kohe

schedule11:17 - 10 Shkurt, 2022

schedule 11:17 - 10 Shkurt, 2022

Mesfushori i Egnatias, Guilherme Eller është operuar në gju pas dëmtimit që mori në sfidën kundër Partizanit.

Pas kontrollet mjekësore rezultoi se lojtari kishte këputur ligamentin dhe vetëm ditën e djeshme është operuar. Një dëmtim që kërkon plot 6 muaj për t’u rikuperuar.

Sipas kohës që i duhet për t’u rikuperuar, mesfushori brazilian e ka mbyllur kështu edhe sezonin para kohe duke qenë një mungesë e madhe për skuadrën rrogozhinase me trajnerin Zekirija ramadani që do të duhet të bëjë llogaritë pa Eller.

Braziliani ka zhvilluar 7 ndeshje këtë sezon, katër prej të cilave ai i ka nisur si titullar. Me Ramadanin në stol ai ishte pjesë e formacionit. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!