Davide Calabria ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Milanit në sezonin që lamë pas. 24-vjeçari është kthyer në një pikë të fortë në krahun e djathtë të kuqezinjve, që ia dolën të sigurojnë rikthimin në Champions League.
Mbrojtësi ka sakrifikuar në ndeshjet e fundit, të cilat i ka zhvilluar i dëmtuar. Calabria ka probleme me hernien dhe ditën e sotme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Operacioni ka dalë me sukses sipas njoftimit të Milanit.
Lojtari ka shfrytëzuar përfundimin e kampionatit dhe pushimet do i kalojë duke punuar fort që të rikthehet i gatshëm sa më shpejt. Gjashtë javë është përcaktuar koha e rikuperimit të Calabrias. /abcnews.al