Operohet Kalulu, mbrojtësi i Milanit do të mungojë tepër gjatë

schedule19:15 - 2 Nëntor, 2023

schedule 19:15 - 2 Nëntor, 2023

Stefano Pioli nuk do të jetë në gjendje të llogarisë Pierre Kalulu për të paktën katër muaj.

Mbrojtësi në fjalë kishte pësuar një dëmtim të rëndë ku duhej ndërhyrje operacioni, të cilin e përfundoi me sukses.

“AC Milan njofton se Pierre Kalulu, sot iu nënshtrua një operacioni për të zgjidhur këputjen e plotë të tendinës të rektusit femoris të majtë. Operacioni, i cili ishte një sukses i përsosur, u krye në Finlandë nga profesor Lasse Lempainen, në prani të menaxherit shëndetësor të AC Milan, Stefano Mazzoni.

Koha e rekuperimit vlerësohet në katër muaj”, ka thënë në njoftimin zyrtar klubi kuqezi./h.ll/abcnews.al