Operohet Ibra, rikuperimi zgjat 8 muaj, sulmuesi rrezikon ta mbyllë me futbollin e luajtur

schedule16:11 - 25 Maj, 2022

schedule 16:11 - 25 Maj, 2022

Zlatan Ibrahimovic i është nënshtruar një operacionit në gjurin e majtë ditën e sotme, teksa nga ky operacion rrezikon ta mbyll me futbollin e luajtur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Milan nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku tregohet se ky operacion do të duhet kohë rikuperimi 7-8 muaj.

“AC Milan njofton se sot, Zlatan Ibrahimovic u operua në gjurin e majtë nga Dr Bertrand Sonnery-Cottet, në prani të Menaxheri i Kujdesit Shëndetësor të Klubit Stefano Mazzoni, në Spitalin Jean Mermoz në Lyon. Artroskopia ishte planifikuar prej kohësh për të zgjidhur përfundimisht paqëndrueshmërinë e kyçit përmes rindërtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior, me përforcim anësor dhe riparimin e meniskut. krejtësisht i suksesshëm dhe prognoza vlerësohet në 7-8 muaj”, shkruan klubi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!