Dëmtim i rënë për lojtarin e Romës. Mbrojtësi Davide Zappacosta ka këputur ligamentin e gjurit të djathtë. I pafat italiani, i cili ishte kthyer vetëm pak ditë më parë pas një ndalese një mujore.
Ditën e sotme Zappacosta i është nënshtruar vizitave mjekësore, që kanë zbuluar se dëmtimi i tij është i rëndë. Tashmë mbrojtësi është operuar dhe klubi i Romës ka njoftuar se gjithçka ka shkuar me sukses.
Koha e rikuperimit të futbollisti të verdhekuqve do të jetë goxha e madhe, pasi do t’i duhet të qëndrojë minimalisht gjashtë muaj jashtë fushave të blerta. Ky sezon praktikisht është i mbyllur për Zappacosta-n. /abcnews.al
Davide Zappacosta successfully underwent surgery on his right knee this afternoon.
Forza, Davide!
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 4, 2019