Operatorët turistikë: Do të rrisim çmimet 20%

schedule16:48 - 11 Prill, 2022

schedule 16:48 - 11 Prill, 2022

Operatorët turistikë në Durrës paralajmërojnë rritje të çmimeve këtë sezon turistik. Ata sqarojnë se rritja e mallrave të shportës dhe produkteve të tjera e bën të detyrueshme shtrenjtimin e paketave turistike deri në 20 %.

“Ka një rritje diku te 10 – 20 %, është e detyrueshme. Durrësi ka patur çmime më të mira”, thotë Blerim Norja.

 “Nuk besoj se do të ketë një rritje shumë të madhe të çmimeve”, shprehet Demiana Boli.

Për këtë sezon veror ka një shtim të prenotimeve nga të huajt, kryesisht nga vendet e rajonit.

“Situata paraqitet shume mire, rezervimet kane filluar kane qenë më të hershme. Edhe me çekë, polakë dhe Kosovës. Interesimi është shume i madh.  Interes kanë shfaqur turistë nga Bjellorusia dhe pjesa balltike.  Kjo është një situatë e mirë. Sezon duket se do jetë i mbarë. E vetmja që ka krijuar lufta është pasiguria për rritjen e çmimeve”. 

Kemi klient nga e gjithë bota, me polakët dhe çekët. Kemi patur interes nga Bosnja, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Sezoni veror pritet të hapet zyrtarisht në javën e dytë të muajit maj, ndërkohë autoritetet lokale po punojnë për të pastruar vijën bregdetare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!