Operacioni “Shpirti”, SPAK çon çështjen për gjykim

schedule14:26 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 14:26 - 30 Dhjetor, 2021

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”. Në dosjen e siguruar nga gazetari Ermal Vija për abcnews.al thuhet se SPAK ka dërguar për gjykim 31 të pandehur.

Të pandehurit janë: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kambëri, Bernard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul (Agustin) Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Artan Zylyftari, Luan Zylyftari, Elton Hamza, Mariglen Shusha, Donial Drolli.

“Ata akauzohen për: “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, citohet në dosje.

SPAK, thekson se ka rezultuar e provuar se të pandehurit Maksim Sota, ish-prokurori i Vlorës, Ilirjan Balla, Artur Krasniqi, Festim Lelaj, funksionarë shtetërorë, me funksione të rëndësishme, kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Arrestimi i tyre, në korrik të këtij viti erdhi pas një hetimi ndërkombëtar në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, mjet i kooperimit gjyqësor i krijuar mes D.D.A-së së Barit,  Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionin e Krimit të Organizuar në Tiranë.

Në kuadër të këtij hetimi, më parë janë dërguar për gjykim Ilirjan Duçellari, Aurel Kalari, Kleo (Piro) Bregu, Orhan Duçellari, Julian Bejdollari, Rexhino Muçaj, Robert Myftari, Alban Koshi, Mariglen Duçellari.

“Gjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuara, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri në vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane”, thuhet në njoftimin e SPAK. g.v/abcnews.al