Operacioni “Shpirti”, Lala: Kur ndërhyjnë ndërkombëtarët s’ka më rëndësi se kush po goditet

schedule21:31 - 5 Korrik, 2021

schedule 21:31 - 5 Korrik, 2021

Këtë në hënë në emisionin “Log.”, me gazetarin Endri Xhafo dhe me një panel të ftuarish, juristin Sokol Hazizaj, avokatin Genc Gjokutaj, gazetarin Artan Hoxha dhe gazetaren Klodiana Lala, në fokus ishte operacioni ndërkombëtar “Shpirti”, ku u lëshuan 38 urdhër-arreste.

Lexo edhe: 38 urdhër arreste, si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës

Gazetarja Klodiana Lala, u shpreh se padiskutim që gjykatat kanë problematikat e tyre, por tashmë SPAK dhe Gjykata e Posaçme janë në presion.

Lala theksoi se operacioni ndërkombëtar “Shpirti”, nuk është operacioni i parë i realizuar në bashkëpunim më të huajt, por fakti se rasti konkret ka 5 të penduar që kanë dhënë prova dhe fakte për trafikun e drogës e bën një operacion më të rëndësishëm, duke shtuar se sa herë që ndërkombëtar janë pjesë e operacioneve nuk ka më ndasi se kush është personi që po goditet.

Lexo edhe: SPAK u mori “Shpirtin”, “zbërthehet” i penduari: Si e trafikuam kanabisin me makinë funerali

Ky operacion sqaroi gazetarja është nisur fillimisht nga autoritetet shqiptare, ka qenë Komisariati i Kavajës i cili ka referuar fillimisht, por  për për shkak të përfshirjes së policisë në trafik, italianët e kuptuan se këtu nuk po bëhej asgjë , dhe ndërhynë duke bashkëpunuar për finalizimin e këtij operacioni.

Lexo edhe: Operacioni ndërkombëtar, De Raho: Bashkëpunimi Shqipëri-Itali lejon strukturat të luftojnë krimin e organizuar

 “Gjykatat padiskutim kanë problematikat e tyre. SPAK dhe Gjykata e Posaçme është në presion. Sa i përket operacionit “Shpirti”, nuk është vetëm ky i realizuar në bashkëpunim me të huaj. Ka rëndësi sepse kur brenda një dosje ka të penduar ku në rastin konkret janë 5 dhe kanë dhënë fakte dhe prova konkrete se si janë përfshirë në trafikun e drogës.

Fiqiret Seferi ka deklaruar rast të trafikimit ku ishin përfshirë shoqërues të ish-ministrit. Gjithashtu flet për zyrtarë të lartë pjesë të trafikut. Unë shikoj që sa herë ka ndërkombëtarë dhe nuk ka më ndasi se kë duhet të godasin.

Duhet të dimë së është hetim i nisur në 2016 pas një referimi të bërë nga Komisariati i Kavajës. Çështja është nisur nga autoritetet tona dhe për shkak të përfshirjes së policisë në trafik, italianët e kuptuan se këtu nuk po bëhej asgjë, vetë Prokurori i Anti-mafies në 2017 ka ardhur në Shqipëri dhe ka folur për rritje të trafikimit, foli për para të pista që po investoheshin në Shqipëri dhe për inkriminim të zyrtarë të lartë të inkriminuar”, tha Klodiana Lala./abcnews.al/