“Operacioni shkoi me sukses, pacienti vdiq”, batuta për penalltinë e Kukësit

schedule23:33 - 29 Qershor, 2020

schedule 23:33 - 29 Qershor, 2020

E pamundur të mos ketë kontestime për gjykimin në Superiores, sikurse është e pashmangshme analiza e Albano Jankut në emisionin “Pressing”, në ABC News. Fillimisht foli për ndeshjen Kukësi-Bylisi. “Kemi penalltinë e dhënë për Kukësin.

Gavazaj futet në zonën e penalltisë dhe topi në atë moment ishte në zotërim të lojtarit të Bylisit. Gavazaj tenton të ecë përpara. Unë them se nuk kemi të bëjmë me faull. Më duket më shumë tërheqje e lojtarit të Kukësit. Nuk kemi të bëjmë me penallti”.

“Rasti tjetër është në pjesën e dytë. Kemi Goxhajn, për të cilin është dhënë faull. Mbajti topin mes këmbëve dhe është faull. Krasniqi nuk i shkaktoi faull. Vendimi i ishte i drejte, duke dhënë faull për mbrojtjen”.

Nuk mungojnë edhe batutat nga të pranishmit në studio. Ermal Tahiri, me shaka u shpreh: “Janku e thotë kështu, operacioni shkoi me sukses, por pacienti vdiq. Ka gabuar te penalltia”. Diskutimin e vijoi gazetari Anton Cicani, i cili shtoi: “Ajo nuk jepet penallti as kur zgjohesh nga gjumi në 08:00 të mëngjesit”.

NDESHJA NË SHKODËR – “Kemi të bëjmë me faull, ka tërheqje fanelle. Polemika është nëse ishte brenda apo jashtë zone. Lojtari u kap nga fanella jashtë zone dhe mbahet deri brenda. Vazhdohet dhe mbahet. E tërheq edhe brenda.

Nëse ka një moment tek, siç ndodhi te Laçi-Kukësi, dhe pastaj ikën, është ndryshe situata. Po ta lëshonte ishte jashtë zone. Penalltia është e saktë. Penalltia tjetër? Kemi ndërhyrjen e portierit ndaj Grudës. Ka dinamikë si aksion. Nuk e çon Gruda këmbën te portieri. Ai nuk ka ku të shkojë”, tha Janku. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!