Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjenden armët e killerave shqiptarë/ Goditja e grupit në Greqi, kontrolle në Lezhë, Vlorë e Gjirokastër

schedule18:34 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 18:34 - 11 Dhjetor, 2025

Një ditë pasi policia greke, goditi një grup vrasësish me pagesë shqiptaro –grek, që vepronte kryesisht në Athinë, policia shqiptare ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre, ku ka gjetur një arsenal armësh, konkretisht 3 kallashnikovë si dhe mbi 200 fishekë automatiku dhe pistolete. Armët në fjalë janë gjetur në banesën e Dhimitër Mecit, ndërsa janë dërguar për eksperimentim nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale në vendin tona apo në Greqi.

Sipas policisë Shqiptare, nga drejtoritë e Policia Lezhe, Vlorë dhe Gjiroksatër po kryehet një hetim I thelluar, për Dhimitër Meci vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër; Andrea Brokeri 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë.

Në kërkim nga policia greke dhe shqiptare vijon të jetë Petro Theohari, ndërsa në pranga kanë rënë Dhimitër Meci Andrea Brokeri, dhe Fatjon Prendi pasi nga hetimet dyshohet se janë autorët e dyshuar të një tentative për të vrarë 41-vjecarit grek Jani Lala, ngjarje kjo e ndodhur më 16 maj 2025, në Athinë.

Dhimitër Meci, rezulton i proceduar dhe dënuar disa herë në Greqi për vepra të ndryshme penale si vjedhje, grabitje, tentativë vrasje, vrasje e organizatë kriminale. Ndërkohë Fatjon Prendi, po ashtu rezulton me precedent të theksuar kriminale. Ai dyshohet se është pjesë e trafikantëve të një saise prej 1.1 ton kanbisi. Emri I tij del edhe në një ngjarje më 7 dhjetor 2012,ku  4 persona, përfshirë dhe Fatjon Prendin, tentuan të grabisin një banesë. Rezulton se Fajton Prendi në Greqi ka kryer rreht 10 vite burg, për vepra të ndyrhsme penale.

Ndërsa edhe Andrea Brokeri dhe Petro Theohari dyshohet se kanë marrë pjesë në disa  ngjarje kriminale, të ndodhur ndër vite në shtetin grek.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!