Operacioni “Palestra” vë në pranga 4 persona

schedule09:30 - 12 Qershor, 2019

schedule 09:30 - 12 Qershor, 2019

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacion e koduar antidrogë “PALESTRA”. Sipas bluve është goditur  një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në saj të këtij operacionit, policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrollit është sekuestruar 11 kg lëngë narkotike, një automjet dhe celularë.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!