Operacioni në veri, drejtori i Policisë: Dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit

schedule17:03 - 13 Tetor, 2021

schedule 17:03 - 13 Tetor, 2021

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është shprehur se Policia e Kosovës ka realizuar sot aksionin në disa vendndodhje të ndryshme në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente.

Mehmeti tha që ishin planifikuar të realizoheshin sot gjatë ditës 26 kontrolle në pika të ndryshme , në dy raste të quajtur “Rio” e “Mjekrra”, për të cilat tha se dyshohet se ka pasur rrjedhje të informacionit.

“Kjo është diçka që është duke u hetuar”, theksoi ai.

Ndërkaq, në raste tjera në vende të ndryshme, siç tha ai, policia e Dogana janë penguar në kryerje të detyrës.

“Operacioni ka filluar gati një vit më parë dhe veprime operacionale ka pasur gjatë gjithë kohës. Operacioni policor ka pasur në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicë së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Në të gjitha rajonet e tjera ka kaluar pa problem, përveç në pjesën veriore të Mitrovicës, grupe kriminale në mënyrë të organizuar kanë bllokuara rrugën, kanë hedhur bombola gazi, kanë përdorur mjetet transportuese, kanë shtënë me armë zjarri, kanë hedhur shok-bomba, granata të dorës, me qëlllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganor e policor që ishin në kryerje të detyrës. Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr veprime policore me mjete të ndryshme dhe të nevojshme ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve policor por edhe qytetarëve që nuk kanë pasur të bëjnë me rastin.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!