POGRADEC- RENEA dhe forcat e policisë zbarkuan në qytetin e Pogradecit dhe në fshatrat përreth, për kapjen e personave të rrezikshëm dhe në kërkim për krime të rënda, trafik droge dhe armëmbajtje.
Policia tha se janë kontrolluar 28 banesa, magazina e biznese ku dyshohej se fshiheshin personazhe të botës së krimit.
RENEA bastisi dhe banesën e të shumerkuarit nga drejtesia Erjon llapushi ne qytetin e pogradecit, por vete ai nuk ndodhej aty. Ne kete banese nuk u gjet asgje e jashteligjshme gjate kontrollit
Erion Llapushi eshte autori i vrasjes se Gazment Kurmakut, kamarieri i nje lokali ne Elbasan, ngjarje e ndodhur ne 2 tetor 2021. Prokuroria e Elbasanit e akuzoi për vrasje me paramendim dhe kërkoi dënimin e LLapushit me 20 vite burg për këtë ngjarje. Erjon Llapushi konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Sipas të dhënave të policisë, aktiviteti i tij kriminal ka nisur në vitin 2007, me tentativën e vrasjes së një personi. Një vit më pas emri i tij lidhet edhe me plagosjen me armë të Mariglen Topuzit në Pogradec. Ndërsa në vitin 2019 u shpall fajtor nga gjykata e Krimeve të Rënda dhe u dënua me burg për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie. Por në 2021 Erjon Llapushi ishte i lirë dhe në maj u arrestua, pasi u kap duke transportuar emigrante të paligjshëm. Sërish gjendet jashte qelise dhe ne tetor te po atij viti goditi per vdekje ne lokal kamarierin Gazment Kumaraku, pas debatit per nje tavoline. Prej asaj kohe Erjon Llapushi eshte ne kerkim dhe i fshihet drejtesise.
Gjate operacionit te reneas te premten ne Pogradec, ku ai serish nuk u kap u vune në pranga 6 persona.
Ata dyshohen per vepra te renda penale; pastrim parash, kontrabande, fshehje te ardhurash, armebajtje pa leje. Gjate kontrolleve ne mjediset e tyre u sekuestruan gati 200 mije euro, qindra litra nafte e dyshuar e kontrabanduar, arme zjarri dhe arme te ftohta si dhe droge.
Në operacion u përshinë 200 forca police, nga RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, si dhe nga policia e Korcës dhe Pogradecit.
TË ARRESTUARIT NGA RENEA
Fatio Bono, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec .
Aldi Hoxha, 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec.
Eris Çekani, 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec.
Denis Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.
Arbri Berberi, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.
Enxhi Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.
/abcnews.al