Operacioni me urdhër SPAK/Arrestohet biznesmeni në Shkodër, lidhje me Pëllumb Gjokën

schedule18:05 - 17 Maj, 2024

schedule 18:05 - 17 Maj, 2024

SHKODËR- Abc News mëson se është arrestuar biznesmeni nga Velipoja Mir Bruli gjatë operacionit të SPAK.  Paraprakisht, ka dyshime se biznesmeni shkodran është i përfshirë në veprimtari të ndryshme kriminale.

Mir Bruli është pronar i disa bizneseve hoteliere në zonën e Velipojës. Ai njihet si i afërm i biznesmenit Pëllumb Gjoka të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza. Mir Bruli është arrestuar me urdhër të SPAK nga forcat speciale RENEA.

SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për personazhe të botës së krimit në Tiranë, Vlorë, Fushë-Krujë, Shijak, Durrës, përfshirë edhe ish-deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Disa prej urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK: 

  1. Leonard Duka
  2. Erlis Duka
  3. Fatmir Hyseni alias Doçja
  4. Arben Ndoka
  5. Xhevi Ndoka
  6. Albert Zaja
  7. Valter Bami
  8. Durim Bami
  9. Astrit Avdylaj
  10. Plaurent Dervishaj
  11. Endrit Dokle.

Dosja “Metamorfoza” dhe akuzat për Pëllumb Gjokën

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Pëllumb Gjokën dhe gjashtë të tjerë, të arrestuar nga operacioni i koduar “Metamorfoza”.

Sakaq, Pëllumb Gjoka, akuzohet për ‘Vrasje me paramendim’ të Gjin Ndoj (Boriçi), në 9 gusht të vitit 2020 në qytetin e Shkodrës, kryer në bashkëpunim atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Po ashtu, ai akuzohet se ka siguruar kushtet për të vrarë Kleant Musabelliun, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin në formën e grupit të strukturuar kriminal./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!