Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Operacioni “Kontigjenti”/ Sekuestrohen 40 mijë euro të dyshuara nga veprimtari kriminale, 2 të arrestuar në Tiranë

schedule11:08 - 26 Qershor, 2025

schedule 11:08 - 26 Qershor, 2025

Tiranë- Gjatë 24 orëve të fundit janë goditur 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit, në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Kontigjenti”, janë sekuestruar 2 pistoleta, municion luftarak dhe rreth 40 000 euro të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale.

Në pranga është vënë Petrit Kurti 21-vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu Halit Ajazi, 30 vjeç është arrestuar sepse nga kontrolli në automjetin që drejtonte, në rrugën “Dritan Hoxha”, iu gjetën 1 pistoletë dhe rreth 40 000 euro.

Ai ishte i pajisur me autorizim për mbajtjen e armës së zjarrit vetëm në banesë, ndërsa për shumën e parave nuk kishte dokument justifikues. Sakaq vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!