Operacioni “Himara” për falsifikim dokumentesh, policia jep detaje: 7 të arrestuar dhe 3 në kërkim

schedule18:45 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 18:45 - 10 Dhjetor, 2021

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për operacionin e koduar “Himara”. Janë dhjetë urdhër-arreste të lëshuara nga prokuroria për falsifikim të dokumenteve të pronave. “Blutë” bëjnë me dije se janë ekzekutuar shtatë prej tyre dhe tre të tjerë, të cilët nuk u gjetën gjatë operacionit janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet ka rezoltuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Lexo edhe: Falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë, prokuroria lëshon 10 urdhër arreste

Njoftimi i plotë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Himara”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave.

Operacioni pas një hetimi disa mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ekzekutohen 7 masa sigurie si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Himarë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si rezultat i një hetimi disa mujor, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Himara”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë për veprat penale “Falsifikimit të dokumentave” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, si më poshtë:

  • U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

-V. S., 67 vjeç, banues në Vlorë;

-E. M., 51 vjeç, banues në Himarë;

-P. P., 42 vjeç, banues në Himarë;

-Z. B., 58 vjeç, banues në Himarë;

-A. B., 64 vjeç, banues në Vlorë;

-E. M., 41 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet aktualisht në IEVP Vlorë, i arrestuar më parë, për një tjetër vepër penale.

  • U ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin I. Gj., 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

-M. S., 68 vjeç, banues në Himarë;

-A. K., 64 vjeç, banues në Himarë;

-K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë.

Nga hetimet ka rezuluat se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në

bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!