Operacioni “fshesa” te “Djajtë e Kuq”, plot shtatë lojtarë drejt largimit nga Manchester United

schedule14:44 - 6 Qershor, 2024

schedule 14:44 - 6 Qershor, 2024

Manchester United njoftoi këtë të mërkurë se gjashtë lojtarë largohen nga klubi. Përveç Varane dhe Martial, largimet e të cilëve tashmë ishin konfirmuar, të rinjtë Brandon Williams, Charlie McNeill, Marcus Lawrence dhe Kie Plumley gjithashtu u larguan nga “Djajtë e Kuq”. Në të njëjtën deklaratë, klubi informoi shitjen e Álvaro Carreras te Benfica.

Nga këta katër lojtarë të rinj, vetëm Brandon Williams, 24 vjeç, pati ndikim në skuadrën e Mançesterit, me 51 ndeshje të luajtura për ekipin e parë. Në dy sezonet e fundit, ai ishte i huazuar te Norëich City dhe Ipswich Town.

Charlie Mcneill luajti vetëm shtatë minuta për ekipin e parë të United, në vitin 2022, kundër Real Sociedadit, në fazën e grupeve të Europa League-s. Mbrojtësi Marcus Laërence dhe portieri Kie Plumley u larguan nga klubi pa bërë debutimin e tyre për ekipin e parë të “Djajve të Kuq”.

Sulmuesi francez largohet nga “Old Trafford” në fund të kontratës së tij, pas nëntë vitesh me “Djajtë e Kuq”; shënoi 90 gola në 317 ndeshje dhe fitoi gjashtë trofe.

Klubi njoftoi gjithashtu se ishte në negociata me Jonny Evans, Tom Heaton, Omari Forson dhe Shola Shoretire për rinovimin e kontratave të këtyre lojtarëve./ h.ll/abcnews.al